Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

4 ditë ago
in Rajoni
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars.

Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë.

Pse u përçanë Osmani dhe Kurti? Të gjitha hollësitë mund të mos dalin kurrë në shesh, por disa sinjale janë të lexueshme.

Presidentja Osmani tha në një intervistë për Syri TV, të hënën, se rritja e partneritetit mes Kosovës dhe administratës aktuale amerikane do të duhej të shihej si sukses, dhe jo pengesë.

Kosova e sheh SHBA-në si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve. Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet amerikane.

Radio Evropa e Lirë kërkoi një koment nga Qeveria e Kosovës nëse marrëdhëniet e afërta të Osmanit me SHBA-në mund t’i kenë penguar Kurtit, dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre, por nuk mori përgjigje.

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se Osmani mund të mos i ketë thënë të gjitha, për faktin se është ende në detyrë, por konsideron se ajo ia ka borxh opinionit publik një shpjegim për këtë deklaratë.

“Historikisht, [Shtetet e Bashkuara] e kanë pasur të vështirë të ndërtojnë raport bashkëpunues me kryeministrin Kurti, raport produktiv, të ndërtuar në besim. Gjithsesi ka pasur bashkëpunim në disa sfera të caktuara me Qeverinë, në mbrojtje, në siguri, në ekonomi, por besoj që ekziston një lloj dyshimi në mundësinë për të ndërtuar partneritet produktiv”.

Marrëdhëniet SHBA – Kurti

Përgjatë mandatit të dytë të Kurtit, autoritetet amerikane thanë disa herë publikisht se Kosova nuk e trajtoi SHBA-në si partnere, dhe që vendime të caktuara të Qeverisë ndikuan në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

SHBA-ja e pezulloi edhe Dialogun Strategjik me Kosovën, ende pa nisur ai. Vendimi u komentua gjerësisht si sinjal i distancimit nga Kurti.

Vetë kryeministri tha me raste se nuk ishte prishur me Amerikën, por se kishte dallime me të në disa çështje.

Presidentja Osmani, në anën tjetër, ftohej dhe takohej me figura të rëndësishme të administratës amerikane në Uashington, dhe sa herë situata tensionohej, ajo e përsëriste rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatin kyç.

Maliqi sheh potencial që në të ardhmen deklaratat e fundit të Osmanit të bëhen problematike në raportet me SHBA-në.

“Nëse ata [amerikanët] nuk e gjejnë dikë në institucionet e Kosovës, qoftë në Qeveri, qoftë në Presidencë, që e shohin si partner të besueshëm, atëherë kjo marrëdhënie nuk mund të prodhojë aq shumë sa mundet”.

Edhe Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, përmendi ditë më parë për REL-in se janë pikërisht marrëdhëniet e Osmanit me SHBA-në që në sytë e Kurtit shihen si mungesë besnikërie të cilën ai e kërkon.

Osmani tregoi përgjatë intervistës së 9 marsit se nuk ka pasur fare komunikim dhe koordinim me Kurtin kur ajo ishte nisur drejt Davosit të Zvicrës, më 22 janar, për ta përfaqësuar vendin në themelimin e Bordit të Paqes – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu dhënë fund konflikteve nëpër botë.

Sipas saj, ndonëse Kurti ishte atje, autoritetet amerikane i kërkuan asaj që merrte pjesë në ceremoninë e themelimit, dhe me gjithë përpjekjet, stafi i presidentes nuk arriti të bisedonte paraprakisht me atë të kryeministrit.

Si do të ndikojë përçarja në skenën politike?

Maliqi beson se ekziston “efekti Osmani” te rritja e përqindjes së votave për LVV-në viteve të fundit. Sipas tij, edhe vetë Osmani duket se e sheh Kurtin si “borxhli” në këtë drejtim, prandaj beson se mund t’ia marrë mbrapsht kapitalin politik dhe ta çojë diku tjetër.

“Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo LVV-në, sepse më 2021, fryma që u prodhua, mitologjia që u prodhua e fitores, ishte e përbashkët, dhe ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e çoi votuesin e LDK-së [te LVV-ja]”.

Më 2021, Kurti dhe Osmani, duke garuar në një listë të përbashkët, fituan mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan rezultatin më të mirë ndonjëherë për një subjekt politik prej pavarësisë së Kosovës.

Më 28 dhjetor 2025, LVV-ja arriti rezultat edhe më të mirë, por Maliqi beson se Osmani pati sërish dorë, sepse “ajo e pranoi edhe publikisht që kishte përdorur Presidencën për t’ia ndihmuar Kurtit qeverisjen dhe fitoren në zgjedhjet e fundit”.

Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme sivjet – dhe dilema e vetme është rreth datës kur do të mbahen ato.

TË LIDHURA

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë
Rajoni

Bllokada në Kuvend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare 121 mln € në Kosovë

14:30 | 16/03/2026
Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Next Post
TotalEnergies pezullon 15% të prodhimit global të naftës dhe gazit

TotalEnergies pezullon 15% të prodhimit global të naftës dhe gazit

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues

Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com