Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analistët: SHBA-të po japin mesazhe të forta nëpërmjet zyrtares Cooper

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analistët: SHBA-të po japin mesazhe të forta nëpërmjet zyrtares Cooper

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper. Ndërsa sot në takim me të është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili anuloi dhe ceremoninë e 105 vjetorit të pavarësisë që po zhvillohej ndërmjet dy qeverive në Vlorë. Cooper është duke dhënë mesazhe shumë të rëndësishme saqë kryeministri Haradinaj anuloi agjendën e tij.

Sipas analistëve politikë, demarkacioni, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe Gjykata Speciale janë tri arsyet e vizitës së zyrtares së lartë të Pentagonit në Kosovë, Laura Cooper.

Ata thonë se zyrtarja amerikane do të përcjell mesazhin e fortë të administratës amerikane për këtë tri çështje.

 “Vizita zyrtares së lartë amerikane në Kosovë mendoj se përpos që konfirmon fuqishëm përkrahjen Amerikane për Kosovën, sjellë me vete edhe mesazhin e qartë të administratës amerikane për obligimet që i kanë institucionet e Kosovës dhe përmbushjen e tyre, siç janë demarkimi i kufirit me Malin e Zi, vazhdimi i dialogut me Serbinë, natyrisht se në këtë pikë Cooper do i siguroj liderët shtetëror për mbështetjen amerikane në këtë proces, si dhe do të kërkoj nga liderët shtetëror garanci që pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata speciale të mos ketë destabilizim të gjendjes në Kosovë”, ka thënë analisti Nexhat Haziri.

Arsye Gjykata Speciale

Nga ana tjetër, analisti politik Jeton Kelmendi, thotë se njëra ndër temat kryesor në mes së zyrtares së SHBA-së, do të jetë çështja e ngritjes së aktakuzave nga ana e Gjykatës Speciale.

“Mendoj se vizita e zonjës Cooper në Kosovë paraqet një mesazh të qartë për zyrtarët e institucioneve të Kosovës, sepse ajo po vjen në kohën kur ka filluar të lëkundet gjithçka nga Gjykata Speciale duke filluar nga presidenti i vendit, qeveria dhe institucionet e tjera, sepse të akuzuarit potencial mund të jenë të gjithë zyrtarët më të lartë të shtetit”, është shprehur për “Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi, shkruan Botasot.

Kelmendi shtoi se Gjykata Speciale i ka dridhur zyrtarët e lartë të institucioneve, prandaj edhe vizita e saj nga pentagoni tregon se Amerika e mbështet Kosovën pavarësisht individëve që eventualisht mund të akuzohen nga Gjykata Speciale.

Akuzat ndaj “peshqve të mëdhenj”

Se Cooper ka ardhë për Gjykatën Speciale e thekson edhe analisti, Faton Mehmeti.

“Vizita e zyrtarës së lartë të Pentgonit ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovë, e cila ndodhet në një qetësi përpara stuhisë. Kjo për faktin se Gjykata Speciale në fillim të janarit do të fillojë me punën e saj, ku ndër të akuzuarit përmenden edhe ” peshqit e mëdhenj”, të cilët janë bartës të institucioneve”, thotë Mehmeti.

Ai shtoi se zyrtarja Laura Cooper përcjell mesazhin e SHBA-së se Kosova duhet të tejkaloj këtë sfidë dhe të gjithë ata që nxisin trazira s’do të mbështeten nga SHBA-të.

Tags: analistetCooperjapinmesazhenëpërmjetSHBA-tëtë fortazyrtares

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
OBSH: HIV po përhapet me shpejtësi në Evropë

OBSH: HIV po përhapet me shpejtësi në Evropë

Yjet e futbollit shqiptarë urojnë 105 vjetorin e pavarësisë (Foto)

Yjet e futbollit shqiptarë urojnë 105 vjetorin e pavarësisë (Foto)

Foto/ Shqiptarët sfidojnë Beogradin, valëvisin flamujt në Preshevë e Bujanovc

Foto/ Shqiptarët sfidojnë Beogradin, valëvisin flamujt në Preshevë e Bujanovc







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com