Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ana e errët e kështjellës në Porto Palermo, u përdor si kamp përqendrimi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ana e errët e kështjellës në Porto Palermo, u përdor si kamp përqendrimi

Studiuesi Kastriot Dervishi, përmes një statusi në “Facebook”, ka postuar historinë se si kështjella e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo u përdor si kamp përqendrimi nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Dervishi përshkruan tmerrin që kalonin të internuarit që vinin nga kampet e punës.

Madje, kur u zhvendosën nga kampi ata nuk shihnin më, për shkak se ishin mbajtur në errësirë.

Kampi tela me gjemba i vitit 1950

Porto – Palermo, vendi që verboi të internuarit

Kështjella e vjetër e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në Porto Palermo u përzgjodh si vend i mirëizoluar fillimisht për rreth 200 të internuar. Më parë, kjo kështjellë u përdor si vend internimi kundër përkrahësve të Ahmet Zogut nga qeveria e Fan Nolit në gjysmën e dytë të vitit 1924. Funksionoi si kamp internimi gjatë vitit 1950. Të internuarit u sollën nga kampi Lozhanit (ku punohej për hapje rruge) dhe i Tepelenës.

Nuk ishte problem vetëm fjetja në natyrë, por edhe errësira e uji i pijshëm me përmasë të lartë kripe. Ajo pak bukë që jepej, gatuhej brenda kalasë. Të internuarit qëndronin nëpër bodrumet e kalasë, të cilat shërbenin edhe si vend torturash. Jepej ushqim nga 200 gram bukë në ditë shoqëruar me pak marmelatë e margarinë disavjeçare të prishur.

Gatuhej supë për 200 persona me 5 kg fasule. Uji kullonte vazhdimisht nga tavanet e nga çatia, lagështia ishte e madhe dhe sëmundjesjellëse, ndërsa nga dritaret drita nuk futej fare. Veçantia e kampit ishte se kur u zhvendosën të internuarit, asnjë prej tyre nuk shihte nga sytë, pasi kishin qëndruar në errësirë për një kohë të gjatë, duke provuar një nga torturat më të vështira për njeriun. Të internuarve iu kthye shikimi vetëm pasi iu dhanë qepë për të ngrënë. Një sezon të internuarit e këtij kampi që komandohej nga Paskal Andoni janë përdorur për vjeljen e ullinjve në Himarë.

Rastësia shpëtoi të internuarit nga tmerri i mëtejshëm i këtij kampi. Kjo ndodhi kur një anije italiane, në rrezik mbytjeje, u vendos pranë vendit të kampit. Duke kujtuar se një veprim i tillë mund të çonte në të ardhmen në arratisjen masive të të internuarve, në fund të vitit 1950 qeveria komuniste e mbylli kampin.

Në këtë kohë, në kampet dhe burgjet e Shqipërisë sëmundjet më të përhapura ishin dizenteria (sidomos në Tepelenë) dhe zgjebja (sidomos në Valias), ndërsa sifilizi dhe dizenteria ishin mbizotëruese në burgje dhe në Porto-Palermo. Vetëm në vitin 1950, sipas të dhënave zyrtare, vdiqën 53 të internuar në të gjithë kampet.

Të dhënat e siguruara për të internuarit në kampin e Porto Palermos:

-Janar 1950: 98 burra, 64 gra, 36 fëmijë

-Shkurt 1950: 83 burra, 61 gra, 37 fëmijë

-Mars 1950: 92 burra, 63 gra, 36 fëmijë

-Prill 1950: 98 burra, 66 gra, 36 fëmijë

-Maj 1950: 91 burra

-Qershor 1950: 92 burra

-Korrik 1950: 98 burra

-Gusht 1950: 98 burra

-Shtator 1950: 128 burra

-Tetor 1950: 140 burra

 

Tags: Anaerrëtkamp përqendrimikështjellëPorto Palermou përdor

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
“Transportuesi”, Policia arreston në flagrancë dy vëllezër, kapen me 26 kg lëndë narkotike

"Transportuesi", Policia arreston në flagrancë dy vëllezër, kapen me 26 kg lëndë narkotike

Kaosi për librat/ Nikolla, Bashës: Fajin e ka Karabina, të pres në zyrë

Kaosi për librat/ Nikolla, Bashës: Fajin e ka Karabina, të pres në zyrë

Dalin disa detaje për  Huawei “Mate 10”

Dalin disa detaje për Huawei "Mate 10"







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com