Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëpërmjet një postimi në rrjetin social X ka deklaruar se “Amerika është në krah të Ukrainës”, duke falënderuar ish-presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e tij.
Mesazhi u shoqërua me një fotografi ku Zelensky dhe Trump shfaqen së bashku me bashkëshortet e tyre, Olena Zelenska dhe Melania Trump, duke qëndruar krah për
Deklarata e Zelenskyt vjen vetëm pak ditë pasi Trump bëri një ndryshim të madh në qëndrimin e tij, duke thënë se beson që Ukraina mund ta fitojë luftën dhe të rimarrë të gjithë territorin e pushtuar nga Rusia.
Sipas Trump, Moska ka luftuar “pa qëllim” për tre vjet e gjysmë, duke lënë të kuptohet se Rusia po humb drejtimin në këtë konflikt.