Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

2 javë ago
in Politikë
Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur sot kundërshtimin e tij ndaj projektligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, i diskutuar kohët e fundit në Komisionet Parlamentare, duke theksuar se sugjerimet e tyre nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Jashtme.

Sipas KASH, ambasadorëve u është mohuar gjithashtu e drejta për të zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për këtë nismë, e cila konsiderohet e rëndësishme për sistemin diplomatik të vendit.

“I bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare që të tërheqin projektligjin dhe ta rihapin shqyrtimin e tij në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe bipartizane, duke marrë parasysh sugjerimet e ekspertëve që kontribuojnë në politikën e jashtme dhe në mbrojtje të interesave kombëtare. Një qasje e tillë do të forconte një trupë diplomatike profesionale, të depolitizuar dhe me mbështetje të gjerë institucionale dhe shoqërore”, thuhet në deklaratën e KASH.

Në reagimin zyrtar, Këshilli i Ambasadorëve paralajmëron gjithashtu Presidentin e Republikës të mos e dekretojë ligjin në këtë formë, duke theksuar se miratimi i tij mund të dëmtojë karrierën diplomatike dhe të politizojë sistemin e jashtëm.

“I miratuar në këtë formë, ligji rrezikon të krijojë ndjesinë e pasigurisë së përhershme te diplomatët e karrierës dhe mund të shndërrohet në precedent negativ për çdo rotacion politik të ardhshëm, duke cenuar vazhdimësinë dhe kredibilitetin e diplomacisë shqiptare”, thekson KASH.

Këshilli paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët institucionale dhe ligjore, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, për të mbrojtur parimet kushtetuese, shtetin e së drejtës dhe një shërbim të jashtëm profesional dhe depolitizuar, në shërbim të interesave afatgjata të Shqipërisë.

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndoqi me vëmendje të veçantë diskutimet e zhvilluara në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme mbi projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe shpreh shqetësimin dhe keqardhjen e thellë që asnjë nga shqetësimet dhe sugjerimet e ngritura gjatë dy viteve të fundit nga KASH, si dhe nga personalitete të shquara të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk u morën në konsideratë nga përfaqësuesit e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nga deputetët e shumicës parlamentare.

KASH shpreh gjithashtu keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga ana e qeverisë dhe shumicës parlamentare për ta trajtuar këtë projektligj me konsensus dhe në mënyrë bipartizane, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ligj me interes të lartë kombëtar dhe shtetëror, e jo thjesht partiak.

KASH vlerëson se, ashtu si edhe me miratimin e ligjit në vitin 2015, shumica parlamentare vijon ta trajtojë dhe ta konsiderojë Shërbimin e Jashtëm si pjesë të saj, duke shprehur qartazi kundërshtinë ndaj ndërtimit të një shërbimi diplomatik profesional, të qëndrueshëm dhe me mbështetje konsensuale e bipartizane. Trupa diplomatike duhet të jetë në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe jo të partive në pushtet.

Ndërkohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë shumë profesionale, me kontribute të spikatura në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në të cilën bëjnë pjesë ish-ministra të Jashtëm, ish-ambasadorë, ish-sekretarë të përgjithshëm të MPJ-së apo ish-drejtorë politikë, iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin kuvendor për Evropën dhe Politikën e Jashtme, e kërkuar zyrtarisht prej KASH-it, për të mbrojtur një investim të bërë ndër vite për një diplomaci profesioniste, të karrierës, të kërkuar që në fund të viteve ’90 nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare që ta tërheqin projektligjin dhe ta rihapin procesin e shqyrtimit të tij në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe bipartizane, duke marrë seriozisht në konsideratë sugjerimet dhe rekomandimet e atyre që kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të vyer në politikën e jashtme dhe në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare të vendit. Një qasje e tillë do të ndihmonte në konsolidimin e një trupe diplomatike profesionale, të depolitizuar dhe që gëzon mbështetje të gjerë institucionale dhe shoqërore.

KASH vlerëson se, i miratuar në këtë formë, projektligji do ta dëmtojë edhe më tej sistemin e karrierës diplomatike, do ta politizojë skajshëm atë dhe do të kultivojë ndjenjën e pasigurisë së përhershme politike te diplomatët e karrierës. Një shërbim diplomatik i tillë rrezikon të perceptohet si i paragjykuar dhe krijon një precedent negativ për çdo rotacion politik të ardhshëm, duke cenuar seriozisht vazhdimësinë dhe kredibilitetin e diplomacisë shqiptare.

Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Presidentit të Republikës që të mos e dekretojë këtë ligj në formën e miratuar dhe të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese për ta rikthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Njëkohësisht, KASH informon opinionin publik se do të ndjekë të gjitha rrugët institucionale dhe ligjore, përfshirë edhe adresimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, në mbrojtje të parimeve kushtetuese, të shtetit të së drejtës dhe të një shërbimi të jashtëm profesional, të depolitizuar dhe në shërbim të interesave afatgjata kombëtare të Shqipërisë.

TË LIDHURA

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së
Politikë

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
“Operacion makiazhi”/ BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, i vonuar dhe i pamjaftueshëm
Politikë

“Operacion makiazhi”/ BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, i vonuar dhe i pamjaftueshëm

17:13 | 27/02/2026
Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO
Politikë

Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO

17:02 | 27/02/2026
Next Post
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme

Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme

Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos
Showbizz

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

by mirseda
22:48 | 27/02/2026
0

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai...

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

21:04 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com