mbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përkujtuar të mërkurën, më 21 janar, njëvjetorin e marrjes së Presidencës së SHBA-ve nga Donald Trump.
Në një reagim në faqen zyrtare, ambasada citon Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke përgëzuar punën e presidentit dhe duke theksuar realizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës:
“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Reagimi i ambasadës nënvizon fokusin e administratës Trump mbi sigurinë kombëtare, përforcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe pozicionin e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare.















