Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

“Altin in città”, produksioni i fundit kinematografik italian, mbi emigrimin e shqiptarëve në vitet ’90

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
“Altin in città”, produksioni i fundit kinematografik italian, mbi emigrimin e shqiptarëve në vitet ’90

“Altin in città” është një dramë që trajton historinë e një emigranti shqiptarë të larguar në vitet ’90, drejt brigjeve italiane, dhe përpjekjet e tij për t’ia dalë mbanë ngjarjeve që i ndryshojnë jetën.

Premiera është një dramë e huazuar nga tranzicioni post-komunist në vitet ’90, në Shqipëri, periudhë që rezultoi një sfidë e vështirë politike, ekonomike dhe shoqërore për shqiptarët. Destabiliteti politik i atyre viteve pati ndikim në aspektin ekonomik, psikologjik dhe sociale të qytetarëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve gjeti si të vetmen shpëtim emigrimin drejt vendeve evropiane. Ishte pranvera e vitit 1991 që shënoi në historinë shqiptare, edhe fazën e parë të emigrimit në periudhën post-komuniste.  Në muajin mars  të vitit 1991, anije të mbushura me shtetas shqiptarë zbarkuan në brigjet e Jugut të Italisë, kryesisht në Brindisi, Bari, Otranto. Historia e një tranzicioni që u ndryshoi jetën mijëra emigrantëve shqiptarë në përpjekje për t’u rimëkëmbur. Premiera vihet në skenën italiane nga regjizori  Fabio Del Greco dhe studioja Monitore Film.

Rimi Beqiri është aktori shqiptarë, që vjen në rolin e ‘Altinit’, personazhit kryesore të filmit, rreth të cilit vërtiten të gjitha ngjarjet.

Premiera “Altin in città” pritet të shfaqet në Itali me datë 27 Prill në kinema kryesore, në qytete si: Roma, Bologna, Rimini, Pescara, Lanciano dhe në shumë qytete të tjera në vijim.

Përpjekja për një të ardhme më të mirë vuri përballë sfidave të njëpasnjëshme të emigrimit, Altinin, një shkrimtar shqiptar, që aspiroi të mbërrinte në Itali në mënyrë klandestine në një traget të madh në vitet ’90 të tranzicionit shqiptar.  Altini punonte në një thertore kur ai u përzgjodh nga një audicion për  shkrimtarët dhe më në fund sheh një shans për të qenë i suksesshëm me librin e tij “Udhëtimi i Ismailit”. Një fillim suksesi që do t’i ndryshonte jetën Altinit, dhe që do të niste sagën e përpjekjeve të vështira për të mësuar anën e errët të këtij suksesi, siç është  hakmarrja, vetmia dhe  varfëria e tejskajshme.

Filmi  hedh dritë mbi  përpjekjet e një individi për t’u rimëkëmbur  e për tia dalë mbanë në mënyrën më të suksesshme në një vend të huaj. Ndonjëherë suksesi më i madh qëndron në arsyetimin mbi raportin e asaj që ishe dhe që je, shumica ngelin në kurthin e egos. A përfaqëson Altini,  lirinë e ndrydhur të shqiptarëve në komunizëm, të cilët përballë një jetë të zhvilluar kulturalisht, ekonomikisht dhe psikologjikisht shfaqen të ‘pangopur”?! Një personazh që njihet me të dyja anët e medaljes së një suksesi.

Rimi Beqiri sjell në rolin e tij gjithashtu frymën e një shqiptari të larguar prej vitesh nga Shqipëria dhe përpjekjen e tij për t’ia dalë mbanë në kinematografinë italiane. Rimi Beqiri ka lindur në Tiranë, por prej vitesh është shkëputur të jetojë në Itali. Ai kreu studimet në Akademinë Ndërkombëtare për Aktrim në Romë, ku diplomohet si aktor dhe ndihmës regjizor. Prej disa vitesh ka arritur të depërtojë në kinematografinë dhe teatrin Italian nëpërmjet roleve të ndryshme të interpretuar prej tij, disa prej të cilave janë: “I Cesaroni 3”(2009); “Il Commissario Rex 7”(2014); “Un Passo del Cielo 3” (2015). Rimi Beqiri është pjesë gjithashtu e shumë produksioneve të filmave si: “Dov’e Sisifo”(2005); “The darkest Night”(2009); “ Reality News”(2011) me regji të Salvatore Vitiello;  në filmin aksion “ Connections: segment HOBO”(2013) me regji të Daniele Misischia; co-protagonist në dramën historike mbi jetën e poetes Vittoria Colonna “Festina Lente”(2016) me regji të Lucilla Colonna, filmi ka marrë vlersime të ndryshme në festival ndërkombëtare; në filimin dramatik “The Plastic Cardboard Sonata”(2015) me regji të Enrico Falcone dhe Piero Persello, filmi njëherësh është pjesë e festivaleve ndërkombëtare. Aktori shqiptarë Rimi Beqiri ka bashkëpunuar edhe në Kosovë, me aktorin e mirënjohur Halil Budakova dhe Çun Lajçi, në filmin “Virus Extrem Contamination”(2016) me regji të Domiziano Cristopharo. Ky prodhim pritet të dalë së shpejti edhe në kinematë shqiptare.  

Nga: Dorina Hoxha/ Tirana Today

 

https://www.facebook.com/Altininthecity/videos/313428442352652/

TË LIDHURA

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, Monument Kulture i kategorisë së parë
Kultura

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, Monument Kulture i kategorisë së parë

09:41 | 12/06/2025
Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë
Ekonomi

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

09:21 | 12/06/2025
Humb jetën turisti gjerman gjatë vizitës në Kalanë e Butrintit
Kultura

Humb jetën turisti gjerman gjatë vizitës në Kalanë e Butrintit

14:58 | 11/06/2025
Next Post
Foto/ Ja si duket “Land Rover Defender” i ri

Foto/ Ja si duket "Land Rover Defender" i ri

Le Pen dhe Macron përshëndesin rezultatet e zgjedhjeve

Le Pen dhe Macron përshëndesin rezultatet e zgjedhjeve

Aksioni i fundit i jep 3 pikët Barcelonës dhe rihap kampionatin spanjoll

Aksioni i fundit i jep 3 pikët Barcelonës dhe rihap kampionatin spanjoll

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

by mirseda
14:53 | 13/06/2025
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në...

Dua Lipa flet për dëshirën për amësi: Do të doja shumë të kisha një fëmijë një ditë

Dua Lipa flet për dëshirën për amësi: Do të doja shumë të kisha një fëmijë një ditë

14:39 | 13/06/2025
Ilir Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri

Ilir Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri

14:26 | 13/06/2025
“GRATË NUK QAJNË MË” – Shakira triumfon në Miami: Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë!

“GRATË NUK QAJNË MË” – Shakira triumfon në Miami: Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë!

13:53 | 13/06/2025
Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

13:38 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com