Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

Berisha-Dumanit: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë antikushtetues! Diaspora ka votuar masivisht për PD, por votimi i tyre është manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes së tij në SPAK në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, mbajti një prononcim të gjatë për mediat ku shënjestroi me akuza të drejtpërdrejta drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha akuzoi Dumanin për atë që e quajti “qëndrim mbrojtës ndaj krimit elektoral”, duke e cilësuar si një “krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama”.

Lideri i opozitës publikoi gjithashtu një dokument noterial të vitit 2013, i firmosur në Shqipëri, i cili sipas tij, tregon se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë subjekt i dëbimit dhe dënimit me burgim në Greqi. Ai tha se ajo ka mashtruar në formularët e vetëdeklarimit dhe e quajti atë një “delinkuente” që ka mashtruar institucionet shqiptare me të dhëna të rreme. Berisha tha se posedon një vendim të gjykatës së Janinës me vulë apostile, ku thuhet se Gjoka është dënuar me tre muaj burg.

I pyetur nga gazetarët mbi kallëzimet për krimet zgjedhore, Berisha u shpreh se gjatë fushatës së 11 majit Partia Demokratike ka dorëzuar mbi 15 padi penale, të cilat sipas tij, nuk janë marrë në shqyrtim për shkak të ndërhyrjes politike në SPAK. Ai përmendi rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke akuzuar Dumanin se është mbrojtur përmes prokurorit Olsi Dado.

Berisha foli gjithashtu për çështjen e votës së diasporës, duke pretenduar se ajo është “manipuluar në mënyrë të ngjashme me votimet në Korenë e Veriut” dhe paralajmëroi se shkelja e vullnetit të emigrantëve shqiptarë do të marrë një “përgjigje shembullore” nga diaspora.

Sa i përket përplasjes mes eksponentëve të PD dhe gazetarëve gjatë protestave, Berisha u shpreh se respekton punën e gazetarëve dhe i vlerësoi ata për raportimin e “farsës elektorale”. Ai theksoi se disa gazetarë kanë vepruar me guxim dhe ndershmëri, por përmendi edhe shqetësime për “sjelljen e përgjithshme të mediave”, duke iu referuar një raporti të OSBE-së që, sipas tij, kritikon lirinë e medias në Shqipëri.

Në lidhje me listat e hapura dhe kandidatin Ilir Alimehmeti, Berisha deklaroi se ai nuk është humbur, por mbetet një aset i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Ai e quajti Alimehmetin “një luftëtar të çmuar me pëlqyeshmëri të lartë tek qytetarët”.

Për këshilltarin e fushatës, Chris LaCivita, Berisha shprehu falënderime për punën e bërë dhe kontributin e dhënë, duke nënvizuar respektin për çështjet e privatësisë.

Në përmbyllje, Berisha akuzoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin, për “mosndëshkim të krimeve elektorale” dhe për “lobim për ndryshime kushtetuese në funksion të mbajtjes së karriges së tij”. Ai rikujtoi dosjet 184 dhe 339 si shembuj të mosveprimit nga ana e SPAK dhe tha se beteja për rikthimin e votës së lirë do të vazhdojë. /noa.al

TË LIDHURA

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë
Aktualitet

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

19:11 | 24/01/2026
Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca
Aktualitet

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

19:08 | 24/01/2026
Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit
Aktualitet

Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

19:06 | 24/01/2026
Next Post
Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë

Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, 56-vjeçari shtypet nga kamioni

Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, 56-vjeçari shtypet nga kamioni

Partizani nuk plotësoi boshllëkun e Hadrojt, Gegës i shtohet si opsion lojtari që u shpall kampion me “demat”

Partizani nuk plotësoi boshllëkun e Hadrojt, Gegës i shtohet si opsion lojtari që u shpall kampion me “demat”







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë
Aktualitet

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

by mirseda
19:11 | 24/01/2026
0

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë Vijon...

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

19:08 | 24/01/2026
Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

19:06 | 24/01/2026
“Jemi në kilometrin e fundit”/ Berisha: Asgjë nuk na ndalë drejt fitores

“Jemi në kilometrin e fundit”/ Berisha: Asgjë nuk na ndalë drejt fitores

18:51 | 24/01/2026
Protestuesit ndezin blicat e telefonave, Bulevardi ndriçohet gjatë tubimit të opozitës

Protestuesit ndezin blicat e telefonave, Bulevardi ndriçohet gjatë tubimit të opozitës

18:36 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com