Pas finales së Champions League në Kiev, ku portieri Loris Karius bëri ato dy gabime fatale Liverpool është hedhur në sulm për të siguruar një gardian të ri për portën. I preferuari i Jurgen Klopp është braziliani Alison Becker, por duket se kjo është një pistë e pamundur për “The Reds” pasi nuk kanë ndërmend të shpenzojnë 80 milionë euro për një portier.Kjo ka bërë që të kalojnë në pistën e dytë, atë të Lazios. Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është një ndër më të dalluarit gjatë sezonit të kaluar në Itali, duke u përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të vitit për moshat U23. Kjo performancë e gardianit kuqezi, ka bërë që drejtuesit e Liverpulit të mendojnë një ofertë të majme për të.Sipas mediave italiane, oferta e klubit të drejtuar nga Jurgen Klopp, pritet të kapë shifrat e 30 milionë eurove, shifër kjo që vështirë që mund të refuzohet nga Lazio, megjithatë, për Strakoshën nuk është i interesuar vetëm Liverpooli.