Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Albin Kurti: I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve, por objektet i takojnë Republikës së Kosovës dhe nuk do të merren (peng) asnjë ditë

3 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Mediat nën “Diktaturën e Albinit” 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, reagon pas tensioneve që u regjistruan dje në Veri të vendit, në tre komuna ku u betuan nisën punën kryetarët e rinj. Pas reagimeve të forta ndërkombëtare për ndërhyrjen e Njësisë Speciale, Kurti thotë se shqetësimet ndërkombëtare janë të kuptueshme.

“Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër”, thotë kryeministri Kurti.

AI thekson se çdo opsion tjetër do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë.

“Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve”, vijon Albin Kurti.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, e kanë pasur ditën e parë të punës. Shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë.

Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve.

Dëshiroj të falenderoj pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës për qëndrimin e tyre profesional, shtetëror dhe në mbrojtje të sundimit të ligjit. Ata, siç dëshmojnë çdo ditë, e dëshmuan edhe dje, që janë të gatshëm për t’i shërbyer rendit, ligjit e Republikës si profesionistë, të patrembur e dinjitozë, në afirmimin e një ambienti multi-etnik të sigurisë, pavarësisht kushteve të rënda që shkaktuan grupet e menaxhuara nga struktura parapolitike në atë pjesë të vendit.

Rendi dhe ligji, demokracia dhe lëvizja e lirë, siguria dhe paqja, mund dhe duhet të ecin krah për krah. Për këto angazhohemi çdo ditë dhe në përpikëri.

Rrugët në veri janë që të gjitha të hapura e të qarkullueshme për qytetarët. Komunat dhe kryetarët duhet të punojnë shumë sepse kemi shumë punë për të bërë për qytetarët.

Ju dëshiroj të gjithëve një fundjavë të këndshme!

TË LIDHURA

Durrës: Banorët protestojnë para Bashkisë, ende pa dëmshpërblim për përmbytjet e kaluara
Aktualitet

Durrës: Banorët protestojnë para Bashkisë, ende pa dëmshpërblim për përmbytjet e kaluara

18:43 | 09/01/2026
Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi
Aktualitet

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

18:22 | 09/01/2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike
Aktualitet

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

17:10 | 09/01/2026
Next Post
“Çmendet” 38-vjeçari, dhunon ish-partneren në një lokal në Korçë

Plagosja e të riut në Kuçovë, shpallen në kërkim 4 autorët

Konfindustria: Rritje e fortë dhe e menjëhershme e çmimit të karburanteve, pas zgjedhjeve

Konfindustria: Rritje e fortë dhe e menjëhershme e çmimit të karburanteve, pas zgjedhjeve

Zv/kryetari i PD në Shkodër jep dorëheqjen: Mesazh për përgjegjësit e vërtetë të humbjes, tregohuni të ndershëm dhe tërhiquni

Zv/kryetari i PD në Shkodër jep dorëheqjen: Mesazh për përgjegjësit e vërtetë të humbjes, tregohuni të ndershëm dhe tërhiquni







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Durrës: Banorët protestojnë para Bashkisë, ende pa dëmshpërblim për përmbytjet e kaluara
Aktualitet

Durrës: Banorët protestojnë para Bashkisë, ende pa dëmshpërblim për përmbytjet e kaluara

by mirseda
18:43 | 09/01/2026
0

Banorët në Durrës kanë dalë në protestë këtë të premte pas situatës problematike të përmbytjeve. Qytetarët kanë...

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

Përroi i Gurit të Kuq del nga shtrati, bllokohet aksi Pogradec–Qafë Thanë dhe pezullohet mësimi

18:22 | 09/01/2026
Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të

Agron Shehaj humb babain; ai thotë se shumë nga ajo që bën, është për të

18:16 | 09/01/2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit nga moti i keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

17:10 | 09/01/2026
Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe

Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe

16:36 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com