Një kopsht në Laç është mbyllur përkohësisht pas diagnostikimit të një fëmije me dizenteri intestinale.
Kryetarja e Bashkisë së Laçit, Majlinda Cara, bëri të ditur se është ngritur një grup pune për verifikimin e rastit, ndërsa ambientet e institucionit janë dezinfektuar sipas rekomandimeve të specialistëve të Shëndetit Publik.
Fëmija i prekur është dërguar për trajtim në QSUT, ndërsa si masë paraprake, kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në përfundimin e kontrolleve mjekësore për fëmijët e tjerë. Bashkia ka siguruar se prindërit do të mbahen të informuar nga stafi i institucionit mbi çdo zhvillim të mëtejshëm.