Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Akuzat se dhunoi zyrtarin me grushte, reagon Mziu: Ngjarja është totalisht ndryshe

5 muaj ago
in Politikë
Akuzat se dhunoi zyrtarin me grushte, reagon Mziu: Ngjarja është totalisht ndryshe

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka reaguar lidhur me deklaratën e policisë, e cila ka referuar në SPAK një çështje që lidhet me dhunimin e një zyrtari lokal në një fshat të Dibrës

Mziu tha se zyrtarë lokalë të PS-së në Dibër kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos marrin pjesë në takimet elektorale të PD-së.

Xhelal Mziu thotë se në takimin elektoral të PD-së në Ostren, një punonjës i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit ku sipas tij, një pjesë e qytetarëve u larguan pas këtyre kërcënimeve, ndërsa të tjerë shprehën shqetësimin se mund t’u hiqej ndihma ekonomike.

“I kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e tij të punës për të shantazhuar qytetarët me heqjen e ndihmës ekonomike, në rast të mbështetjes apo votimit për Partinë Demokratike,” shkruan Mziu.

Deputeti i PD-së tregon edhe versionin e tij për ngjarjen dhe shpjegon se si situata përfundoi në dhunë fizike.

“Pas paralajmërimit për denoncimin, personi në fjalë ka komunikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg. Vetëm pak minuta para vendit ku po mbahej takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS-së, bashkë me mbështetës të tij, dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD-së në Bulqizë. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë, avokati Shaqir Manjani, të cilin e kanë goditur pas shpine,” shkruan Mziu.

Deputeti i PD-së akuzon edhe Policinë e Dibrës për manipulim të rrethanave të ngjarjes dhe i bën thirrje SPAK-ut të sekuestrojë pamjet e kamerave të sigurisë.

“Sjellja e Policisë ngre dyshime për dijeni, në mos përfshirje në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që ka manipuluar ngjarjen dhe ka shpërndarë informacion të rremë, por ka refuzuar të marrë denoncimin e drejtuesve të PD-së në Bulqizë. I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësuesit e PD-së në Bulqizë,” përfundon reagimin Xhelal Mziu.

Kujtojmë që Policia e Dibrës ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të deputetit të PD-së Xhelal Mziu dhe nipit të tij 36-vjeçar pasi i akuzon se kanë goditur me grushte një qytetar pas një takimi elektoral në fshatin Ostren.

Reagimi i plotë i Xhelal Mziut

“Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.

Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.

Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opozitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.

Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.

I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.

Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin”, thuhet në reagimin e Xhelal Mziut.

TË LIDHURA

Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt
Politikë

Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt

20:21 | 26/09/2025
“Projekti po të pret mbi tavolinë”/ Erion Isai i pandehur nga SPAK, zbardhen bisedat që e ‘fundosën’: Do shkoj te drejtori…
Aktualitet

“Projekti po të pret mbi tavolinë”/ Erion Isai i pandehur nga SPAK, zbardhen bisedat që e ‘fundosën’: Do shkoj te drejtori…

14:28 | 26/09/2025
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023
Politikë

Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023

12:05 | 26/09/2025
Next Post
Ndarja nga jeta e kreut të Vatikanit/ ChatGPT parashikon Papën e re

Ndarja nga jeta e kreut të Vatikanit/ ChatGPT parashikon Papën e re

“Nuk e kam pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës, e doja djalë”

“Nuk e kam pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës, e doja djalë”

“Egli u mashtrua nga Gjesti…”/ Producenti

“Egli u mashtrua nga Gjesti…”/ Producenti

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë
Showbizz

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

by mirseda
23:19 | 26/09/2025
0

Pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar...

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

22:43 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

22:04 | 26/09/2025
Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

21:33 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com