Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Akti Normativ për profesionistët e lirë, Tabaku: Për t’u vlerësuar edhe pse vjen me vonesë

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Akti Normativ për profesionistët e lirë, Tabaku: Për t’u vlerësuar edhe pse vjen me vonesë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vlerësoi sot Aktin Normativ të miratuar nga qeveria për kthimin e këstit të parapaguar të tatimfitimit për profesionistët e lirë, edhe pse sipas saj, vjen me vonesë dhe pas një sorollatjeje hileqare.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohej Akti Normativ për rikthimin e këstit të parapaguar të tatimit mbi fitimin për profesionistët e lirë, Tabaku tha se do të tërhiqte edhe propozimin ligjor që kishte depozituar në Kuvend për të rregulluar situatën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Disa javë më parë kam bërë një propozim ligjor për të rregulluar situatën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë Profesionistëve të Lirë, ndërsa Ministria e Financave këmbëngulte në një interpretim absurd dhe të pakuptimtë.

Në vend që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave zgjodhi ta sorollasë atë përmes shkresave dhe kërkesave për interpretime juridike të cilat janë bazike për çdo jurist, me qëllim zhvlerësimin e arritjes së Partisë Demokratike dhe justifikimin e të ardhurave të marra padrejtësisht nga profesionistët e lire”, tha ajo.

Sipas Tabakut, ky Akt Normativ është mbase e vetmja punë e mirë e bërë nga mazhoranca.

“Tani që keni kuptuar rrezikun e kësaj sjelljeje, më në fund keni miratuar një Akt Normativ, i cili është për t’u vlerësuar, edhe pse vjen me vonesë dhe pas një sorollatjeje hileqare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte shumë i qartë, pa asnjë boshllëk ligjor dhe pa asnjë vështirësi në interpretim.

Ky Akt Normativ është mbase e vetmja punë e mirë që keni bërë, por vetëm për shkak të detyrimit nga vendimi i qartë i Gjykatës dhe presionit të fitores së qartë të Partisë Demokratike dhe profesionistëve të lirë”, deklaroi ajo.

Ajo shprehu bindjen se Ministria e Financave mund të kishte shmangur këtë situatë.

“Jam e bindur se Ministria e Financave mund të kishte shmangur këtë situatë të paprecedent. Madje, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Drejtoria e Tatimeve vazhdoi të dërgonte njoftime ndaj profesionistëve të lirë.

Edhe kur Gjykata po shqyrtonte çështjen, ju vazhduat të mblidhnit një taksë të padrejtë, dhe nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, sot nuk do të ishte e nevojshme një akt normativ për të rregulluar gabimin trefish të qeverisë: fillimisht kur vendosi taksën, më pas kur iu mor nga duart në gjykim, dhe së fundmi kur sorollati vendimin”, u shpreh Tabaku.

PD sipas saj, ka luftuar për dy vite një betejë për një taksim të drejtë.

“Gjithsesi, jam e kënaqur që sot shoh si Ministria e Financave rikthehet në binarët e ligjshmërisë. Jam po ashtu e kënaqur me punën e Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, që ka luftuar për dy vite një betejë për një taksim të drejtë, duke kundërshtuar retorikën populiste që promovon padrejtësinë në taksim, siç ishte rasti i taksimit të profesionistëve të lirë.

Jam plotësisht dakord me mendimin e kolegëve që ky Akt Normativ duhet të përfshijë gjithashtu anulimin e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave të vendosura në mënyrë të padrejtë”, deklaroi ajo.

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
KPK mbyll mandatin, Dumani: Vettingu, një barrë e rëndë që ndikon ndjeshëm në drejtësinë shqiptare

KPK mbyll mandatin, Dumani: Vettingu, një barrë e rëndë që ndikon ndjeshëm në drejtësinë shqiptare

Protesta e 23 dhjetorit, Balliu: Tirana do të jetë nën kontrollin e qytetarëve

Protesta e 23 dhjetorit, Balliu: Tirana do të jetë nën kontrollin e qytetarëve

Billie Eilish goditet në fytyrë gjatë koncertit, reagimi i këngëtares

Billie Eilish goditet në fytyrë gjatë koncertit, reagimi i këngëtares







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com