Piloti italian, Max Biaggi është shtruar në spital pas një aksidenti të rëndë me dëmtime të shumta gjatë provave.
Ish-kampioni i botës në MotoGP, u plagos rëndë gjatë provave në garën “Supermoto” këtë fundjavë në garën e Sagittario në afërsi të Romë.
45-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Romës me helikopterin e urgjencës pasi humbi kontrollin e motorit të tij.
Agjencia italiane e lajmeve AGI, raporton se Biaggi ndodhet jashtë rreziku për jetën, por ankohej për dhimbje të mëdha në brinjë.