Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e së premten ku një mjet u përplas me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit. Policia njofton se ka arrestuar shoferin e mjetit.
Mësohet se shoferi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Pasagjeri i plagosur është transportuar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.
“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në mjet, shtetasi E. T., 32 vjeç, banues në Memëlisht, i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.














