Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve nga aksidenti në aksin rrugor Shkodër Bushat ku një makinë u përplas me një kamion.
Nga aksidenti rrugor në Kryebushat njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë si shkak i plagëve të rënda. Dy të tjerët po marrin mjekim në spital.
Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin trajtim mjekësor.