Aksidentet janë kthyer në një shqetësim për shqiptarët, ndërsa edhe pse vazhdimisht bëhet thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, numri i tyre duke se vjen në rritje.
Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, është shprehur se problemi duhet të shihet që në gjenezë, duke evidentuar problematikat me dhënien e lejeve të drejtimit dhe autoshkollat.
“Siguria rrugore duhet të kthehet në prioritet. Autoshkollat janë baza e sigurisë në rrugë. Në Shqipëri autoshkollat e pa formalizuara janë të barabarta me aksidente dhe me humbje jete. Kemi kërkuar formalizimin e tyre me programe mësimore të detajuara. Deklarohen te Tatimet me çmime qesharake, 50-60 mijë lekë të vjetra. Institucionet duhet të rreguklklojnë me ligj këtë aspekt.
Duhet të tregojmë kujdes në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor, ndërkohë që dua që edhe prindërit të kenë kujdes se kujt autoshkollave u drejtohen, shpesh ndodh të shkohet në autoshkolla të pa licencuara. E turpshme që në 2026 të deklarohen leje drejtimi me çmime qesharake dhe shteti të mos veprojë fare”, tha ai.















