Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë
Një 75-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Granarolo dell’Emilia në Itali. Një aksident fatal i ka marrë jetën Salie Gjonzenalaj. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 24 majit në via San Donato, në Granarolo.
Trupi i viktimës është gjetur pas disa orësh në rrugë. Shqiptarja është përplasur për vdekje nga një mjet që drejtohej nga një italian. Drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga. Policia vendase ka ndërhyrë në vend dhe ka kryer konstatimet.
Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë. Do të kishte qenë një nga fëmijët që gjeti trupin e fshehur nga bimësia, duke ndjekur rrugët ku ajo shkonte për një shëtitje.