Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz.
Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, katër persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulancat, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për të normalizuar situatën dhe për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.















