Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku ka humbur një grua.
Bëhet me dije se rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasen M. H., rreth 65 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 27.07.2023, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasen M. H., rreth 65 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.