Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier- Patos.
Në vendin e quajtur Portëz, dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit, i cili fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.