Aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor nacional Fier – Levan në vendin e quajtur “Kthesa e TEC-it” pranë fshatit Zhupan.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se dy autovetura janë përplasur mes tyre ku si pasojë njëra ka përfunduar në kanalin anës rrugës e tjetra në krahun përballë saj.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Nga burimet policore mësohet se ka patur vetëm dëme materiale.