Një aksident është regjistruar sot në autostradën Kavajë-Durrës, pranë mbikalimit të Golemit. Në ngjarje janë përfshirë një furgon dhe një automjet tip Mercedes C Class.
Sipas informacioneve të para, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e pasme të Mercedesit.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.