Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Fier paraditen e së enjtes.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.