Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Lungo Mares, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor rreth 75 vjeç, teksa ky i fundit po kalonte në vijat e bardha.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për të dhënë deklaratën në lidhje me ngjarjen.