Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor në lëvizje.Sipas informacioneve, i plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjeri që ishte në motor.
Siç shihet në videon e shpërndarë nga JOQ, kanë qenë kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën e parë personit të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.