Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Moravë të eratit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Mjeti i drejtur nga G.Z ka përplasur për vdeke 75-vjeçarin Asqeri Agalliu.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi:
Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.