Aksident në afërsi të Vorës, krijohen radhë të gjata në autostradë
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Vorës, duke shkaktuar trafik të rënduar në autostradë.
Një automjet është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndërsa ende nuk ka informacione të plota mbi shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.
Ngjarja ka sjellë vonesa të konsiderueshme në qarkullimin rrugor, me radhë të gjata makinash të krijuara në autostradë. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në trafik.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet të jepen më shumë detaje në vijim.