Një aksident i rëndë me bilanc një të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës.
Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore në vendngjarje, rezulton se Malvina Kani është drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është përplasur në dinamikë ende të paqartë me mjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, me të cilin udhëtonin dhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja.
Për pasojë ka humbur jetën në vend Bedrie Saja, ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, pasi disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.