Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi. Mësohet nga informacionet paraprake se në aksident janë përfshirë dy mjete, ku ka mbetur i plagosur një person dhe po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.














