Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës ka ndodhur një aksident tragjik ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet, ndërsa drejtuesi 53-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
njoftimi:
Vorë/Informacion paraprak.
Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka, rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.