Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Air Albania drejt falimentit? Anulon fluturimet e programuara për në Ljubjanë

3 muaj ago
in Aktualitet
Air Albania drejt falimentit? Anulon fluturimet e programuara për në Ljubjanë

Anulimi i fluturimeve të programuara nga Tirana drejt Ljubljanës, i cili do të shënonte rikthimin e një linje të mbyllur prej pesë vitesh, është ndoshta fotografia më e qartë e gjendjes ku ndodhet sot Air Albania.

Në njoftimin për mediat, aeroporti slloven e justifikoi vendimin me problemet financiare të kompanisë shqiptare, që është dhe episodi i radhës kur kompania shfaq probleme me bileancet e saj.

Rreth një muaj më, punonjësit e Air Albania denoncuan shkeljet flagrante ligjore, vonesa të pagave, mosshlyerje sigurimesh për 11 muaj, pushime të padrejta dhe mbi të gjitha, cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve.
Ata pretenduan se mbi 11 muaj sigurimet shoqërore nuk u ishin paguar, ndërsa shumë prej tyre kanë marrë me vonesë 2 deri në 3 paga mujore.

Lista e të larguarve përfshin pilota, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine, shumica prej të cilëve pa arsye zyrtare, ose për shkak të presionit dhe mospagesave të vazhdueshme.

Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë.

Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhej në deklaratë.

Screenshot

Letra e punonjësve të Air Albania
Punonjësit i bënë thirrje direkte kryeministrit Rama dhe institucioneve shqiptare për: Hetim të plotë të shkeljeve të raportuara; Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual; Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht; Garantimin e sigurisë dhe dinjitetit në punë për stafin ajror.

Në deklaratë u përmenden me iniciale 17 punonjës të larguar në mënyrë abuzive, ndërsa shumë të tjerë janë në procese gjyqësore që rrezikojnë të zgjasin me vite.

Ata paralajmëruan se mungesa e veprimit urgjent nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

Ndërkohë linja ajrore ka pezulluar pjesën më të madhe të rrjetit të saj pas rikthimit të disa avionëve tek pronarët, dhe aktualisht operon vetëm një linjë drejt Stambollit me Airbus-in e saj të vetëm A320.

Që prej vitit 2019, bilancet e Air Albania kanë qenë të pandërprera në humbje, duke arritur në një total prej më shumë se 50 milionë dollarësh.

Humbje që jo vetëm tejkalojnë 1.000 herë kapitalin e kompanisë, por që kur u shtohen edhe 53 milionë dollarë detyrime ndaj palëve të treta, e çojnë gropën financiare në më shumë se 100 milionë dollarë.

Në këtë panoramë të zymtë financiare, merr kuptim edhe marrëveshja “promocionale” e kryeministrit Edi Rama me Air Albania, sipas të cilit ai përfitoi një trajtim preferencial nga kompania.

“Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?!” pyeste Rama pak kohë më parë kur opozita i kërkoi një hetim parlamentar për marrëdhënien e tij me Air Albania.

Shpjegimi i Ramës, se bëhet fjalë për një marrëveshje marketingu ku kompania përfiton nga publiciteti i tij, duket se do t’i kushtojë shtetit miliona euro taksa dhe detyrime të papaguara, nëse kompania shpall falimentin.

Historia e Air Albania nisi si një akt krenarie kombëtare kur kompania dhe kryeministri Rama dërguan disa dhjetëra gazetarë për një udhëtim turistik drejt Stambollit, ndërkohë që po mbyllet si një aferë abuzimi dhe korrupsioni si shumë të tjera./Lapsi.al

TË LIDHURA

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Next Post
Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë përpara takimit shumëpalësh me Trumpin

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë përpara takimit shumëpalësh me Trumpin

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Jemi gati për takim trepalësh dhe mbështesim idenë e Trump për të ndaluar luftën

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy: Jemi gati për takim trepalësh dhe mbështesim idenë e Trump për të ndaluar luftën

Zelensky: Ukraina është gati të gjejë “mënyrë diplomatike” për t’i dhënë fund luftës

Zelensky: Ukraina është gati të gjejë “mënyrë diplomatike” për t’i dhënë fund luftës







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com