Ivan Balliu më në fund po gjen formën e vet më të mirë dhe duket se po kthehet i paprekshëm te Metz.
Mbrojtësi i Shqipërisë luajti titullar në ndeshjet e fundit të vitit të shkuar në Ligën 2 franceze dhe e ka nisur titullar edhe vitin e ri.
Metz fitoi sot 2-1 në fushën e Olympique Saint-Quentinois, rival i divizionit të pestë, që në fakt rezultoi kockë e fortë.
#OSQFCM (1-2) C’est terminé ! Les Grenats s’en sortent finalement aux prolongations et éliminent @OSQFOOT (1-2) grâce à un but du capitaine Renaud Cohade et une réalisation de @ivan_balliu !
— Fc Metz ☨ (@FCMetz) January 5, 2019
Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe në minutën e 101-të pikërisht Balliu shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për Metzin.