Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, thekson se ekipi duhet të përqendrohet në fushë dhe të japë maksimimunin, ku lojtarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin ndaj Maqedonisë në Strumica.
“Skuadra duhet të përqëndrohet te fusha e blertë. Të fokusohemi tek loja jonë. Të japim maksimumin dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin drejt suksesit ”, u shpreh Agolli në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Maqedonisë.
Agolli foli edhe për gjendjen e tij fizike, për të cilën tha se është i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë ndaj Maqedonisë. Ndërsa, festimi i golit ndaj Lihtenshtejnit ishte diçka krejt spontane dhe asgjë personale me askënd.
“Gjendja është e mirë. Besoj se kam qënë gjithmonë gatshëm për të gjithë mediat e shkruara dhe vizive. Kemi pasur ecuri negative në tre takime përfshirë Luksemburgun. Nuk kam një arsye per mungesën time para mediave, nuk dua të bëj polemika. Festimi i golit ishte diçka spontane asgjë personale me askënd”, përfundoi Agolli.