Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Afganistan, tërheqja e ushtrisë amerikane rrit presionin mbi qeverinë afgane

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Afganistan, tërheqja e ushtrisë amerikane rrit presionin mbi qeverinë afgane

Ndërsa vazhdon tërheqja e pothuajse të gjitha forcave amerikane nga Afganistani pas gati 20 vitesh, komandanti amerikan në vend dhe ekspertë të tjerë janë të shqetësuar për avancimet e talibanëve.

A është qeveria afgane gati? Kjo është një pyetje që shumë vëzhgues kanë ngritur, që kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë u larguan nga baza ajërore Bagram javën e kaluar.

Baza e rëndësishme strategjike, rreth 70 kilometra në veri të Kabulit, kryeqytetit të vendit, tani është në duart e Forcave afgane të Sigurisë Kombëtare. Por ndërkohë talibanët, grupi militant kryengritës që mbajti pushtetin në vend deri në vitin 2001, po fiton terren në të gjithë vendin, sipas ekspertëve.

“Situata e sigurisë në vend nuk është e mirë. Afganët e pranojnë se nuk është mirë. Talibanët janë në lëvizje”, thotë gjenerali Austin Scott Miller, i cili po mbikqyr tërheqjen e trupave.

Në shkurt të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e presidentin të atëhershëm Donald Trump, nënshkruan një marrëveshje paqeje me talibanët. Por bisedimet e paqes midis grupit kryengritës dhe qeverisë afgane kanë ngecur. Disa udhëheqës republikanë kanë kritikuar afatin kohor që caktoi presidenti Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane, ndërsa talibanët marrin kontrollin në rajonet kryesore.

Zoti Biden thotë se forcat amerikane dhe perëndimore po largohen me përgjegjësi.

“Ne mund të jemi vlerë e shtuar, por afganët do të duhet të jenë në gjendje të garantojnë vetë sigurinë e tyre me forcën ajrore që kanë, të cilën po e ndihmojmë”, deklaroi presidenti Biden.

SHBA thotë se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ekonomike dhe për forcat e sigurisë. Por ekspertët ngrenë pyetje sa mund të ndikojë kjo ndimë, për të ndaluar talibanët.

“A kanë ndryshuar talibanët? Shumica e njerëzve që jetojnë nën sundimin e talibanëve thonë: Jo! Nuk ka dyshim se dhe mjedisi në të cilin po kthehen është shumë i ndryshëm nga ai në të kaluarën. Por ndërsa ka mjete teknike, qeverisë afgane i duhen njerëzit. Pra mjekë, inxhinerë, njerëz teknokratë për të qeverisur”, thotë Gayle Tzemach Lemmon, nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pavarësisht raporteve se SHBA po përgatit plane për evakuim emergjent për stafin e saj diplomatik, administrata e zotit Biden tha të dielën se ambasada e saj në Kabul do të mbetet e hapur. Zyrtarët thonë se një kontigjent i trupave amerikane do të qëndrojë në Afganistan për të mbrojtur misionin diplomatik./VOA

Tags: Afganistantalebaneushtria amerikane

TË LIDHURA

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim
Bota

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Ukraina dhe Rusia do të këmbejnë të burgosur të luftës
Bota

Ukraina dhe Rusia do të këmbejnë të burgosur të luftës

17:09 | 05/02/2026
BE-ja miraton hua prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për vitet 2026–2027
Bota

BE-ja miraton hua prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për vitet 2026–2027

13:38 | 05/02/2026
Next Post

KPK e konfirmoi/ Komisioneri Publik: Të shkarkohet Kryeprokurorja e Tiranës

Janar-maj, bankat kanë dhënë 53% më shumë kredi konsumatore

Janar-maj, bankat kanë dhënë 53% më shumë kredi konsumatore

Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në rajon

Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në rajon







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA
Aktualitet

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

by mirseda
18:36 | 05/02/2026
0

Mëngjesi i 74-t Tradicional i Lutjeve u zhvillua sot, më 5 shkurt, në Washington, si një nga...

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas 65-vjeçaren, humb jetën në spital

17:58 | 05/02/2026
Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë

Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë

17:48 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com