Sulmi vetëvrasës i talebanëve ndaj një baze ushtarake, në provincën veriore afgane të Balkh, numëron rreth 140 persona të vdekur. Talebanët kanë arritur të futen në një xhami dhe në mensat e ushtrisë, duke kryer masakër brenda tyre, të vetëdijshëm se do të vriteshin. Një zëdhënës nga Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit konfirmon se numri i viktimave është mbi 100, por nuk japin detaje të tjera. Ndërkohë, mediet flasin të gjitha për 140 viktima që mbetën të vrarë nga sulmi.
Ministria e Mbrojtjes deklaron se ishin, së paku, gjashtë kamikaz ndër të cilët pesë janë vrarë dhe një është arrestuar, por mediat lokale thonë së kamikazët nuk ishin më pak se njëmbëdhjetë.
tiranatoday.com