Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një udhëzim i cili duket se synon të disiplinojë tregun e agjencive të punësimit në vend, i ngjashëm me çfarë ndodhi vitet e fundit edhe me agjencitë e pasurive të paluajtshme. Udhëzimi rregullon procedurat e licencimit të këtyre subjekteve, por përcakton edhe kushtet në të cilat arrihet deri te revokimi i licencave.
Gertjana Hasalla, eksperte punësimi, e ftuar në një studio televizive, tha se shumë agjenci punësimi abuzojnë me paratë që i merrin punëkërkuesve edhe pse është e ndaluar me ligj.
Duke vijuar Hasalla tha se ka agjenci të palicencuara që i marrin mijëra euro punëkërkuesve për t’i dërguar diku.
“Ka problematika të lidhura me agjencitë në mënyrën si i ato i trajtojnë punëkërkuesit. Nuk është e lejuar me ligjin shqiptar që pagesat të merren nga punëkërkuesit. Janë punëdhënësit ata që paguajnë në rast të bashkëpunimit me agjencinë për të marrë punonjësit dhe për t’i sjellë në Shqipëri, ose edhe e kundërta.
Në këtë rast, abuzohet me pagesat që i merren punëkërkueseve për të qenë pjesë dhe për të marrë një punësim. Paratë variojnë nga vendi ku po shkojnë dhe agjencitë. Ka agjenci të mëdha, brenda rregullave, por ka dhe agjenci që nuk janë as të licencuara për të ofruar këtë shërbim të punësimit dhe marrin me mijëra euro nga punëkërkuesit për t’i dërguar dikë.”