Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore
Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen penale nr. 306 të vitit 2021, që lidhet me shkelje në procedurat e tenderimit publik dhe falsifikim dokumentesh.

Në përfundim të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit që shpallin fajtorë dhe u dënuan me burgim, i cili u pezullua me vendim gjykate, ndërsa një e pandehur shpall e pafajshme.

Kështu u dënuan Jeton Cakoni, Vlash Gega dhe Donika Senka.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 306, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jeton Cakoni, Vlash Gega, Irisi Tahiraj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe Donika Senka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 44, datë 23.06.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton S. Cakoni, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), dhe dënimin e tij, me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Jeton Cakoni, me 8 (tetë) muaj burgim.
2.1. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Jeton S. Cakoni për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Jeton S. Cakoni, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash D. Gega, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), dhe dënimin e tij, me 1 (një) vit burgim
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vlash Gega, me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Vlash D. Gega për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Vlash D. Gega, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Irisi F. Tahiraj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), pasi nuk provohet që ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Donika L. Senka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190/2 të Kodit Penal dhe dënimin e saj, me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Donika Senka, me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Donika L. Senka për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 190 dhe 391 të K.Pr.Penale dokumentat e sekuestruar, konkretisht: 1) Dokumenti “DEKLARATË MBI KONTRATAT E LIDHURA DHE/OSE NË PROCES” datë 09.12.2019 nënshkruar nga e pandehura Donika Senka dhe 2) Dokumenti “DEKLARATË E OPERATORIT EKONOMIK PËR DREJTUESIN TEKNIK DHE PUNONJËSIT” datë 09.12.2019 nënshkruar nga e pandehura Donika Senka, janë të falsifikuara, për rrjedhojë urdhërohet Autoriteti Kontraktor, Bashkia Kurbin, e cila administron këto dokumente që të bëjë shënimin në këto dokumenta si “Të deklaruar si të falsifikuar me vendim gjykate”.
Shpenzimet proceduriale gjatë hetimit paraprake, si dhe ato gjyqësore t`ju ngarkohen të pandehurve që u shpallën fajtorë në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 23.06.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

TË LIDHURA

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?
Aktualitet

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

09:37 | 04/07/2025
14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Next Post
Izraeli godet Iranin! Më shumë se 50 avionë luftarakë izraelitë sulmojnë Teheranin

Izraeli godet Iranin! Më shumë se 50 avionë luftarakë izraelitë sulmojnë Teheranin

FIFA mes dy zgjedhjeve, a do të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës

FIFA mes dy zgjedhjeve, a do të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës

Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?
Aktualitet

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

by mirseda
09:37 | 04/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit...

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

09:14 | 04/07/2025
Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

09:12 | 04/07/2025
SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit

SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë/ 4 Korriku, dita simbol e lirisë dhe bashkimit

08:27 | 04/07/2025
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza përpara bisedimeve për armëpushim, 90 viktima në dy ditë

08:26 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com