Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

A krijon varësi përdorimi i mediave sociale? Ja çfarë thotë studimi i fundit

5 vjet ago
in Kryesore, Teknologji
Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

burimi:https://www.studyfinds.org/social-media-use-addiction

Përshtatur nga Tirana Today

Në kushtet kur qindra miliona njerëz kalojnë orë të panumërta me telefonat e tyre celularë dhe në platformat e mediavesociale, ngrihet një pyetje serioze:Në cilën pikë mediat sociale kalojnë nga një zakon i rregullt në një varësi të plotë?

Pavarësisht prindërve të shqetësuar që mendojnë ndryshe, njëstudimi ri zbulon se

përdorimi i shpeshtë i mediave sociale “mund të mos jetë i njëjtë me varësinë”.Një ekip nga Universiteti i Stratklajd në Skoci, u kërkoi 100 vullnetarëve që të lokalizonin me shpejtësi aplikacione të ndryshme të mediave sociale në ekranin kryesor të një smartfoni, dhe të injoronin të gjitha aplikacionet e tjera.

Pjesëmarrësit ndryshonin nga njëri-tjetri në aspektin e përdorimit të mediave sociale. Disa e përdornin internetin çdo ditë, të tjerët jo aq shumë. Synimi i këtij eksperimenti, ishte të përcaktohej niveli i“vëmendjes paragjykuese” midis përdoruesve të shpeshtë të mediave sociale. Pra, me fjalë të tjera:A do t’i identifikonin më shpejt ikonat e aplikacionevenë ekran njerëzit që kalonin më shumë kohë në mediatsociale?

Studiuesit vërejtën se “vëmendja paragjykuese”është një tregues i zakonshëm i varësisë. Gjithashtu, ata vlerësuan nëse ndonjë paragjykim kishte lidhje me rezultatet që masnin angazhimin dhe varësinë nga mediat sociale.

“Përdorimi i mediave sociale, është bërë një pjesë e kudondodhur e shoqërisë, me 3.8 miliardë përdorues në të gjithë botën. Ndërsa studimet kanë treguar se angazhimi në to ka aspekte pozitive si ndjenjat e lidhjes dhe mirëqenies sociale, shumica e kritikave janë fokusuar tek rezultatet negative mbi shëndetin mendor që sjell përdorimi i tepruar i tyre, siç janë nivele më të larta të depresionit dhe ankthit”-thotë studiuesi Dejvid Robertson në një botim të universitetit në fjalë.

“Provat për të mbështetur lidhje të tilla me efekte negative janë të përziera. Por ndërkohë, ka një debat në rritje nëse nivelet e tepërta të përdorimit të mediave sociale duhet të trajtohet si një varësi e përcaktuar si e tillë nga ekspertët”-shton lektori që jep psikologji në Universitetin Stratklajd.

Rezultatet tregojnë se asnjë nga sytë e pjesëmarrësve nuk dukej se lëvizte drejt ikonave të mediave sociale më shumë se sa drejt aplikacionit tjetër. Gjithashtu,vëmendja nuk dukej sendërlidhej me ndonjë nivel të vetë-raportuar apo të matshëm të varësisë.

“Ne nuk gjetëm prova të vëmendjes paragjykuese. Njerëzit qëkontrollonin dhe postonin shpesh në llogaritë e tyre në mediatsociale, nuk kishin më shumë gjasa që vëmendja e tyre të tërhiqej nga ikona e një aplikacioni të medias sociale, sesa ata që kontrollojnë dhe postojnë më rrallë në këto platforma”–përfundon dr.Robertson.

Ai thekson se nevojiten shumë më shumë studime në lidhje me efektet e përdorimit të mediave sociale, pozitive apo edhe negative, përpara se të arrihet në konkluzione përfundimtare në lidhje me efektet psikologjike të angazhimit me këto platforma. Gjithsesi, ky studim tregon se përdorimi i shpeshtë i mediave sociale aktualisht nuk mund të përputhet me përkufizimin tradicional të një varësie.

Tags: efekte psikologjikeMedia socialevaresi

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Next Post
Dorëheqja e Thaçit/Rama: Procesi absurd ndaj tij, do vulosë pastërtinë e UÇK-së

Rama fjalë të ndjera për Hashim Thaçin

Meta thyen heshtjen zgjedhore: Të zbardhet vrasja në Elbasan, provat ishin aty

Denoncimi i qytetares në Divjakë, Meta: SPAK të veprojë!

Ping-pong me dosjet/ Meta fajëson SPAK dhe Prokurorinë për ngjarjen në Elbasan

Meta sërish para mediave, 5 pyetje për Prokurorinë e Elbasanit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com