Enkelejd Alibeaj ka folur në lidhje me dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike.
Ai është pyetur nëse ka biseduar me ish-kreun e PD, Lulzim Basha për dorëheqjen. Alibeaj se kanë qenë vetëm miqtë e tij të afërm, jashtë politikës që e dinin për dorëheqjen e tij.
Ndërsa për Bashën. Ai ka treguar se kanë folur para zgjehdjeve, ndërsa në lidhje me rikthimin e tij, Alibeaj tha se partia s’duhet të ketë të njëjtat figura.
“Kam folur para zgjedhjeve. Unë e kuptova fare mirë që politika e vjetër është politika që duhet të refuzohet. Jemi në 2023 dhe nuk mund të vazhdojmë me shpifje dhe të pavërteta. Kjo është një arsye se përse PD e së shkuarës nuk fitoi.
Nuk kam folur me Bashën për këtë çështje. Ky ishte vendimi im. Është një akt që duhet ta bëja. Unë e kam aq aftësi për të kuptuar se është koha për t’u larguar. Për largimin tim e kanë ditur vetëm disa miq, jo nga politika. Sa i përket rikthimit të Bashës, unë mendoj se partia nuk duhet të vërtitet vetëm rreth disa figurave”, tha Alibeaj ndër të tjera për “Kjo Javë”.