Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nëse ka tentuar të bisedojë me Kurtin, pas zhvillimeve të fundit.
Rama: Imediate nevoja që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve për të cilat KFOR nuk do të japë info publik por do të depozitojë dosjen në NATO është e qartë se në të gjitha rastet 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim, edhe nëse do shkelnin vijën e kufirit, shkelja ka vetëm një përgjigje kthimin e tyre në shtëpi. Jemi fokusuar që ta bëjmë këtë të mundur. Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pika shumë ta qarta dhe të palëvizshme. Paqja është në tryezë, dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull të gjatë, për ta bërë Kosovën vend të njohur ndërkombëtarësh edhe nga Serbia. Është kaq e madhe kjo mundësi, sa të gjitha të tjerat janë produkt i një devijimi të panevojshme nga fokusi , paqja në tryezë. Ajo mundësi mund të mos jetë përgjithmonë në tryezë, gjërat mund të ndryshojnë.