Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A ishte vërtet molla “fryti i ndaluar” në Kopshtin e Edenit?

4 vjet ago
in Kryesore
A ishte vërtet molla “fryti i ndaluar” në Kopshtin e Edenit?

Cili është identiteti i mundshëm i “frytit të ndaluar”, të përshkruar në Kopshtin e Edenit të Biblës, të cilin thuhet se e hëngri në fillim Eva dhe më pas e ndau me Adamin? Nëse supozimi juaj është “mollë”, ndoshta jeni gabim.

Në fakt, Bibla Hebraike nuk e specifikon se çfarë lloj fryti hëngrën Adami dhe Eva. “Ne nuk e dimë se çfarë lloj fryti ishte. Ndaj nuk ka asnjë tregues se ishte një mollë”- thotë Rabi Ari Zivotofski, profesor i shkencës së trurit në universitetin Bar-Ilan në Izrael.

Skena kryesore përshkruhet tek Zanafilla, libri i parë i Biblës Hebraike, menjëherë pasi Zoti e paralajmëron Adamin që të mos hajë asnjë fryt nga “pema e dijes”. Por një gjarpër në kopsht e nxit Evën të mos dëgjojë Zotin dhe të provojë një nga frutat.

“Kur gruaja pa që pema ishte e mirë për të ngrënë dhe i kënaqte sytë, dhe se ajo ishte e dëshirueshme si një burim mençurie, ajo mori një nga frytet e saj dhe e hëngri. Ajo gjithashtu i dha disa fruta burrit të saj, dhe ai i hëngri (Zanafilla 3:6)”, sipas përkthimit të Shoqatës së Botimeve Hebraike në Sefaria.org.

Sa i përket llojit të frytit, ai përshkruhet si thjesht “fruti i pemës”, thotë Zivotofski. “Kjo është gjithçka që thotë libri. Asnjë identifikim të frytit. Ne nuk e dimë se çfarë lloj fryti ishte”- thekson ai. Fjala hebraike e përdorur në atë varg është “peri”, një fjalë e përgjithshme për frutat në hebraishten e vjetër por edhe në atë moderne.

Fjala moderne hebraike për mollën“tapuach” nga ana tjetër, nuk shfaqet askund tek  Zanafilla apo në 5 librat e parë të Biblës Hebraike, thekson Zivotofski. (Termi shfaqet në tekste të tjera të mëvonshme biblike). Në kohërat biblike, fjala “tapuach” i referohej frutave në përgjithësi.

Atëherë, nëse fryti i ndaluar nuk ishte mollë, atëherë çfarë ishte? Rabinët që komentojnë Biblën Hebraike në Talmud, një koleksion mësimesh rabinike, ligjesh biblike, dhe shkrimesh të tjera të shkruara rreth vitit 500 Pas Krishtit, kanë hedhur disa ide rreth identitetit të frytit misterioz, por sipas tyre molla nuk është njëra prej tyre.

Përgjatë viteve, rabinët kanë shkruar se fryti në fjalë mund të ketë qenë një fik, pasi në Biblën Hebraike, Adami dhe Eva e kuptuan se ishin zhveshur pasi hëngrën nga pema e dijes, dhe më pas përdorën gjethe fiku për të mbuluar pjesët intime.

Ndërkohë, disa rabinë shkruajnë se mund të ishte grurë, pasi fjala hebraike për grurin “chitah”, është e ngjashme me fjalën “cheit” që do të thotë mëkat. Rrushi apo vera e bërë nga rrushi, janë një mundësi tjetër.

Ndërkohë rabinët shkruajnë se fryti mund të ketë qenë një qitro ose “etrog” në hebraisht –

një fryt i hidhur, i ngjashëm me limonin, dhe i përdorur gjatë festivalit hebraik të vjeshtës, Sukot, një festë e korrjes në të cilën hebrenjtë ndërtojnë banesa të përkohshme.

Pra duke pasur parasysh të gjitha këto fruta të mundshme, si u bënë mollët -që nuk e kanë origjinën as nga Lindja e Mesme, por nga Kazakistani në Azinë Qendrore, sipas një studimi të vitit 2017 në revistën “Nature Communications”, variantidominues?

Zobitofski thotë se ky interpretim ka të ngjarë të mos e ketë origjinën tek historia hebraike. “Unë nuk mendoj se brenda traditës hebraike nuk është përmendur ndonjëherë molla”- thotë ai. Molla mund të jetë përmendur për herë të parë në Romë në vitin 382 Pas Krishtit, kur Papa Damasus I i kërkoi studiuesit Jerome që të përkthente Biblën në Latinisht.

Si pjesë e këtij projekti, Jerome e përktheu fjalën hebraishte “peri” në fjalën latine “malum”, thotë Robert Apelbaum, profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Upsala në Suedi.

“Fjala malum në latinisht do të thotë mollë, por që etiketonte çdo fryt… me një bërthamë farash në mes”- thotë Apelbaum.

Sipas tij, Jerome e zgjodhi fjalën “malum” për të nënkuptuar frutat, pasi e njëjta fjalë mund të thotë edhe diçka të keqe. Pra, është një lojë fjalësh, duke iu referuar frutave që lidhen me gabimin e parë të madh të njerëzve.

Ndërkohë, pikturat dhe veprat e tjera artistike mbi Kopshtin e Edenit kanë ndihmuar në cilësimin e mollës si fryti i ndaluar. Ndërsa në poezinë epike “Parajsa e Humbur”të botuar për herë të parë në vitin 1667, poeti anglez Xhon Milton përdor 2 herë fjalën “mollë”për t’iu referuar frytit të ndaluar.

Por, a ishte molla në këtë poezi,molla që dimë sot, apo ndonjë fryt i përgjithshëm me

fara në mes? Për Apelbaum, për këtë ka disa dyshime. Milton e përshkruan “mollën”që sapo kafshoi Eva “si të paqartë nga jashtë, dhe jashtëzakonisht të lëngshme dhe të ëmbël”, të gjitha tipare që i bashkëngjiten pjeshkës.

burimi: https://www.livescience.com/what-was-forbidden-fruit-in-eden.html

Përshtati: Tirana Today

Tags: Biblakopshti i edenitmolla e ndaluar

TË LIDHURA

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”
Aktualitet

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Next Post
Anemia, simptomat dhe ushqimi

Anemia, simptomat dhe ushqimi

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Rrëfimi i Ujkanit për MARCA: Gjykatësi serb i tha babait “ik se lufta po vjen”

Rrëfimi i Ujkanit për MARCA: Gjykatësi serb i tha babait “ik se lufta po vjen”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

by mirseda
09:32 | 26/07/2025
0

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër...

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

09:07 | 26/07/2025
“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

09:04 | 26/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com