Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

A do të marrësh pjesë në protestën e 20 shkurtit? Ja si përgjigjet Ilir Meta

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
A do të marrësh pjesë në protestën e 20 shkurtit? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur bashkimin e Partisë Demokratike, duke thënë se bashkimi i forcave dhe energjive është pozitive në situatën jo normale që sipas tij ndodhet Shqipëria.

Sipas tij “çdo dallim duhet lënë mënjanë për tu arritur një singjeri dhe një kohezion sa më përfshirës brenda opozitës”.

“Çdo bashkim forcash dhe energjish patjetër që është pozitive sepse nuk jemi në një situatë normale, por jemi në një narkodiktaturë dhe duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me diktaturën. Çdo dallim duhet lënë mënjanë për tu arritur një singjeri dhe një kohezion sa më përfshirës brenda opozitës”, tha Meta.

Ndërsa i pyetur nëse do ti bashkohet protestës së opozitës së bashkuar në 20 shkurt, Meta dha këtë përgjigje: “PL ka qenë dhe do jetë në mbështetje të protestave qytetare, në mbrojtje të demokracisë që kërkojnë ti japin zë të gjithë shqiptarëve të cilët po vuajnë pasojat e kësaj narkodiktature”.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Korrupsioni i shfrenuar dhe skizofrenik është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”.

Korrupsioni është pjesë e axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit të Qeverisë që premtoi 300 mijë vende të reja pune por detyroi mbi 700 mijë shqiptarë të ikin nga sytë-këmbët nga vendi më i varfër i rajonit, por me koston më të shtrenjtë të jetesës.

Është korrupsioni arsyeja pse 67% e popullsisë mbijeton sot në varfëri, me paga dhe pensione qesharake, me të cilat nuk përballohen dot taksat dhe çmimet stratosferike të ushqimeve dhe barnave.

Është korrupsioni arsyeja e falimentimit të bujqësisë, shfarosjes së blegtorisë, degradimit të arsimit dhe thellimit të injorancës.

Ku ka korrupsion, nuk ka transparence dhe as llogaridhënie! Ato ecin paralelisht!

Është kjo arsyeja pse Shqipëria, kampione në rajon dhe në kontinent për vjedhjet qeveritare dhe ryshfetin është renditur së fundmi në krye të listës edhe për mungesën e transparencës dhe publikimit të dokumenteve zyrtare.

Ndaj nuk ka asnjë surprizë nga rezultatet e pritshme negative të Indeksit të Hapjes Rajonale për transparencën dhe publikimin e dokumenteve zyrtare, që e renditin Shqipërinë me 24.8 pikë, larg Maqedonisë së Veriut me 27.4 pikë, Kosovës me 34.2 pikë, Malit të Zi me 36.5 pikë dhe Serbisë me 50.2 pikë.

As nuk çuditemi nga fakti që mes ministrive që refuzojnë transparencën, kampione do të ishte Ministria e Shëndetësisë që rezulton se nuk ka bërë publike asnjë vendim.

Është i gjithë pranuar fakti se shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një nga mashtrimet më të mëdha dhe të pabesa të “Rilindjes”, ku 10 vite në pushtet i vetmi rekord i arritur është që shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin më shumë se të gjithë në Europën.

Ky hendek i madh i Qeverisë me transparencën, i jep edhe më shumë shtysë vendosmërisë së Partisë së Lirisë në luftën kundër korrupsionit dhe rikthimit të nevojës ulëritëse për transparencë dhe llogaridhënie, si shtylla kryesore të demokracisë.

Me këtë rast përgëzoj deputetët e Partisë së Lirisë që kanë përgatitur tre nisma konkrete ligjore për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Duke e vlerësuar të drejtën e informimit si një të drejtë kushtetuese të patjetërsueshme të qytetarëve shqiptarë dhe si element kyç në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe duke e vlerësuar atë si prioritet kombëtar dhe me bindjen e plotë se nevojitet një luftë e koordinuar ndaj tyre, deputetët tanë kanë propozuar konkretisht tre amendamente:

Në ligjin “Për të drejtën e informimit”;

Në rregulloren e Kuvendit;

Në statusin e deputetit.

(Të treja amendamentet do ja u vendosim të gjithë gazetarëve në dispozicion).

Në praktikën e komunikimit me institucionet qendrore, lokale dhe të pavarura, janë verifikuar në mënyrë të vazhdueshme bllokime të marrjes së informacionit, të kërkuara në bazë të ligjit.

Këto bllokime kanë shkelur çdo ligj dhe çdo afat ligjor, duke e bërë të pamundur ushtrimin e veprimtarisë kontrolluese të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përmes deputetëve.

Në mënyrë të veçantë, janë bllokuar informacione për çështje me ndjeshmëri të lartë për interesin publik dhe për implikimet serioze sociale dhe financiare të tyre.

Ky bllokim i qëllimshëm i informacionit, ka thelluar abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, duke prodhuar pasoja shumë serioze për interesin e qytetarëve por edhe financat publike.

Ky bllokim i qëllimshëm është evidentuar përmes kërkesave të përsëritura, të cilat nuk kanë marrë përgjigje, duke formësuar kështu një qëndrim arrogant e të papranueshëm të institucioneve qendrore dhe lokale, siç është edhe rasti skandaloz i Bashkisë së Tiranës që prej kohësh refuzon transparencën dhe llogaridhënien.

Edhe pas njoftimit të personave të ngarkuar nga ligji për të aplikuar penalitete e sanksione ndaj shkelësve të këtij ligji, ka rezultuar që asnjëra palë nuk kanë vepruar.

Kjo situatë kaq skandaloze kërkon detyrimisht ndryshime ligjore, që parashikojnë përgjegjësi të qarta dhe të forta, në mënyrë që praktika e bllokimit të transparencës dhe llogaridhënies të marrë fund një herë e mirë.

Gjithashtu dua të përgëzoj edhe këshilltarëve tanë vendor, veçanërisht ata në Bashkisë e Tiranës, që po bëjnë një betejë dinjitoze në mbrojtje të interesit publik, transparencës dhe llogaridhënies.

Me këtë rast dua të hedh poshtë edhe pretendimet e gënjeshtërta të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj gjoja sipas të cilit Partia e Lirisë ka votuar kundër vendimeve për dhënie ndihme ekonomike dhe bonus qeraje për shtresat në nevojë ndërkohë që është krejt e kundërta.

Partia e Lirisë jo vetëm që i ka miratuar të gjitha vendimet që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qerave në Tiranë, por dhe ka propozuar nisma konkrete për shtimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe numrit të përfituesve, në mënyrë që të mos shohim më pamje tronditëse kur përfaqësues të shtresave më në nevojë protestojnë për bukën e gojës para Bashkisë, duke humbur edhe ndjenjat poshtë zyrës së Erion Veliaj, i cili bën sikur nuk i sheh.

Rikujtoj gjithashtu që Partia e Lirisë propozoi 11 amendamente për heqjen dhe uljen e një sërë taksash dhe tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës, nga të cilat qytetarët dhe bizneset do të përfitonin 50 milion euro në vit, por që arbirtrarisht ato u rrëzuan pasi interesi i Erion Veliaj nuk është tek interesi qytetar por tek vjedhja nëpërmjet inceneratorit fantazmë të Tiranës, ku është edhe pronari faktik i saj, sipas vetë ish-Zv/Kryeministrit.

Konkretisht propozimet e Partisë së Lirisë, që u refuzuan nga Veliaj ishin:

Sigurisht që Erion Veliaj i rrëzoi këto propozime pasi i vetmi interes i tij është vijimi i aferës së inceneratorit inekzistent të Tiranës, për të cilën siç faktoi edhe Partia e Lirisë ai vazhdon dhe shton pagesat duke prekur madje edhe buxhetin për arsimin, pra fondet për ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

TË LIDHURA

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë
Aktualitet

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Next Post
SPAK jep pretencën për Fredi Belerin

SPAK jep pretencën për Fredi Belerin

Fation Kuqari zgjidhet lider i shtëpisë së ‘BBV3’

Fation Kuqari zgjidhet lider i shtëpisë së ‘BBV3’

SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, shpërthen avokati i tij

SPAK kërkoi 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, shpërthen avokati i tij







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com