Kjo javë nis me mot të qëndrueshëm, duke nisur nga e hëna deri pasdite e së martës, por nuk do mungojnë vranësirat.
Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians se gjatë javës herë pas herë do ketë reshje shiu pasi në fund të tetorit reshjet do jenë të pranishme në vendin tonë.
Më të shumta reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore ndërsa pjesa tjetër e territorit do preket më pak.
Temperaturat do jenë tipike të tetorit, 25-27 gradë celsius, po prezenca e lartë e lagështirës do bëjë që pasditja të rrezikohet nga reshjet e shiut. Edhe fundjava parashikohet me mot të paqëndrueshëm.