Qeveria ka vendosur që dita e hënë, 27 nëntor, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Dita e punës, 27 nëntor, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës
“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës, e datës 27.11.2023, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës”, thuhet në njoftim.