Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Armën e futën punonjës të burgut”, Mjacaj nuk jep emra: Do të flas në një moment të dytë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Armën e futën punonjës të burgut”, Mjacaj nuk jep emra: Do të flas në një moment të dytë

Sokol Mjacaj u deklaroi hetuesve se pistoletën me mulli e ka futur me ndihmën e një punonjësi të burgut të Peqinit, rreth 20 ditë më parë dhe e ka mbajtur të fshehur në qelinë e burgut. Mjacaj dyshohet ta ketë mbajtur armën gjate gjithë kohës ne burg, edhe në lëvizjet që kryente brenda tij, por kjo nuk është vërejtur dhe nuk është konstatuar në kontrolle nga punonjësit e burgut.

Sipas hetimeve te deritanishme nga Prokuroria e Elbasanit, një pjesë e kamerave të sigurisë dhe skaneri në burgun e Peqinit nuk kane punuar për gjashtë ditë dhe janë rregulluar disa ditë më parë.

Pak orë pas vrasjes se të dënuarit nga Mjacaj, me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha si dhe 11 zyrtare të tjerë te burgut të Peqinit. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, ka dyshime se punonjësit e shërbimit nuk kanë përmbushur detyrat, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, gjate daljes se të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë, në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.

Prokuroria e Elbasanit njofton, se Sokol Mjacaj, ka qenë i transferuar në ambientet e regjimit 41Biz, ndërsa më pas është transferuar në godinën “B” në burgun e Peqinit, ku rezulton se nuk është kryer procedura standarde e kontrrollit fizik. Ndërsa përgjegjësit e informacionit të burgut dyshohet se nuk kanë njoftuar ngjarjen e ndodhur në policinë e Elbasanit apo Komisariatin e Policisë Peqin. Sokol Mjacaj, gjatë marrjes në pyetje për krimin, ka thënë se e qëlloi Arben Lleshin për shkak të një konflikti që kishte me të brenda burgut, pasi pretendonte se Lleshi nuk e ka lejuar të transferohet në sektorin ku vuante dënimin. Megjithatë këto deklarata nuk kane bindur grupin hetimor, të cilët si pistë kryesore kanë atë të një vrasje me porosi nga jashtë burgut, për hakmarrje.

Në prill të viti 2012, Arben Lleshi vrau në Britaninë e Madhe mikun e tij, Agim Hoxha dhe më pas dogji trupin e tij në një makinë. Familja Hoxha ishte betuar për hakmarrje, ndërsa në fisin Lleshi, prej asaj kohe ka disa të vrarë.

Për llogari të hetimeve për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit u shoqëruan edhe 4 pjesëtarë të familjes Hoxha nga Mati, që dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Zyrtarisht policia njoftoi se vrasjen në burgun e Peqinit ndodhi rreth orës 13:52 të së premtes. Sokol Mjacaj ka qëlluar në drejtim të dy të dënuarve për jetë, nga dritarja e qelisë, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe te plagosur Indrit Shaqjen.

TË LIDHURA

Berisha: Policia hodhi molotovë e gaz nga tarracat, paralajmëron protestën tjetër
Aktualitet

Berisha: Policia hodhi molotovë e gaz nga tarracat, paralajmëron protestën tjetër

13:19 | 21/04/2026
Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel
Aktualitet

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

11:26 | 21/04/2026
Next Post
Gjendet celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, ende nuk dihet kujt i përket

Gjendet celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, ende nuk dihet kujt i përket

Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, jepet masa për 3 mbikëqyrës të kontejnerëve dhe policin kufitar

Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, jepet masa për 3 mbikëqyrës të kontejnerëve dhe policin kufitar

“Njësoj si skenar filmi”, mediat greke reagojnë mbi vrasjen në Peqin

“Njësoj si skenar filmi”, mediat greke reagojnë mbi vrasjen në Peqin







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Policia hodhi molotovë e gaz nga tarracat, paralajmëron protestën tjetër
Aktualitet

Berisha: Policia hodhi molotovë e gaz nga tarracat, paralajmëron protestën tjetër

by mirseda
13:19 | 21/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vazhdojë të organizojë protesta paqësore,...

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

12:36 | 21/04/2026
Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

11:37 | 21/04/2026
E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

11:26 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com