Është publikuar fotoja e mësuesit Tahir Bici i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në aksidentin endodhurdy ditëmë parë në aksin Librazhd –Prrenjas.
Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u lënduan gjashtë persona, mes tyre edhe Bici i cili ndërroi jetë ditën e sotme, 13 dhjetor.
Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash dhe më parë kishte punuar në disa shkolla të rrethit Librazhd, në Babje, Librazhd dhe Dragostunjë.
Ai njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.