Lulzim Basha, në festën e 33 vjetorit të themelit të Partisë Demokratike, nga Pallati i Kongeresve i a shtrirë dorën për bashkëpunim demokratëve, duke u kërkuar të japin kontributin në partinë e tyre. Ai ka pranuar gabimet që kanë bërë gjatë 33 viteve, por gjithashtu deklaroi se kanë mësuar nga këto gabime.
Basha: Ne keto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.
Ne kemi pesuar shume, por edhe kemi mesuar shume! Logon dhe firmen e partise sone e mbajne mbi ngjarjet të rëndësishme për Shqipërinë. E mban anëtarësimi në NATO, prej te cilit te gjithe ju bashkeqytetare ndiheni sot me te sigurt. E mban levizja e lire pa viza kudo ne Europe, një ëndërr e bërërealitet për miliona shqiptarë. E mbajnë projekte te medha infrastrukturore anembane vendit, te cilat ju te dashur qytetare i perdorni perdite.
Sot, ne 33 vjetorin e themelimit tone, duhet ta themi pa asnjë ndrojtje, që Partia Demokratike e Shqipërisë në këto 33 vite nuk e permbushi detyren e saj ndaj pronarëve, nuk e permbushi detyren e saj ndaj të përndjekurve, nuk e permbushi detyren e saj për vlerësimin e kontributeve historike. Prandaj shumë prej tyre, që ndoshta janë edhe në këtë sallë, me të drejtë janë ndierë të nëpërkëmbur, janë ndier të ofenduar, janë ndier të tradhtuar në kauzat e tyre për të cilat kjo parti u formua. Në emrin tim, në emrin të gjithë anëtarëve të saj sot kam një thirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike:
Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vite nuk janë ndier në shtëpinë tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë, Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.
Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve të saj, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia e njerezve të lirë eshte partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombëtar të shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve.