Këshilli i Ministrave miratoi bonusin e fundvitit që do të shpërndahet për pensionistët dhe persona të tjerë që përfitojnë trajtime financiare.
Ministri i Financave, Ervin Mete, njoftoi se është miratuar një fond prej 3.5 miliardë lekë dhe pensionistët do të përfitojnë shumën prej 5 mijë lekësh. Bonusi i fundvitit do të shpërndahet nga dita e sotme së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare, mund të tërhiqet edhe pas festave të fundvitit.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh. Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.
Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare. Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit. Pensionistët mund të tërheqin bonusin prej 5 mijë lekësh duke nisur nga dita e sotme. Në total parashikohet të përfitojnë 767 të moshuar që trajtohen me pension.
Në buxhetin e këtij viti janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do të shkojnë për bonusin e pensionistëve, por përfitues do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, persona që trajtohen me pension familjar dhe pension social. Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e postës shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marin në bankë kalimi bëhet automatikisht. Ky ëshët bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë pas atij që u dha në prill si një masë për të lehtësuar shtrenjtimin e çmimeve.
Ndërkohë në 1 tetor, mbi 767 mijë individë të të gjitha kategorive të pensioneve kanë përfituar indeksimin në masën 8.6% të pensionit që marin. Në Buxhetin 2024, për indeksimin e pensioneve janë parashikuar 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.
Më datën 27 nëntor Kryeministri Edi Rama paraljamëroi se ndryshe nga vitet e tjera, bonusi për pensionistët do të shpërndahet më herët këtë fundvit.
Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, Rama tha se qeveria ka parashikuar një fond prej 250 milion eurosh për pensionistët në buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe se pavarësisht dëshirës për të bërë më tepër, ekziston një gropë e pambyllur e trashëguar nga qeveria e mëparshme, sikurse ajo e mospagimit të sigurimeve shoqërore.
“Në buxhetin e vitit të ardhshëm ne kemi vendosur 250 milionë euro të tjera, për pensionistët. Natyrisht që do të donim që kjo shumë të ishte edhe më e madhe, por ndërkohë kemi më shumë se sa asnjëherë më parë dhe asnjëherë nuk duhet harrua që e para, numri i pensionistëve krahasuar me gjithë të tjerët është shumë i lartë. E dyta, gropa e madhe e dekadave të tëra e krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është praktikisht e vetmja gropë ende e pambyllur, ndër të gjithë gropat që ne trashëguam nga qeveria e mëparshme kur morëm detyrën dhe kjo sigurisht që e bën më të vështirë realizimin e ambicieve dhe dëshirës sonë për të pasur një rritje më të ndjeshme të pensioneve, por ama qoftë pagat, qoftë për pensionet pikërisht pse kemi krijuar më shumë mundësi përmes rritjes përmes rritjes dhe fuqizimit të ekonomisë, do të kemi 650 milionë euro të dedikuara në buxhetin e vitit 2024.
Edhe diçka të fundit që dua të them për këtë pjesë; shpesh herë njerëzit flasin dhe thonë që Partia Socialiste nuk është e majtë, duhet të bëjë më shumë për shtresat në nevojë etj. Por e gjitha kjo rrëzohet duke parë se çfarë përqind jeje zë në të gjithë buxhetin e shtetit mbrojtja sociale. Në gjithë buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për kujdes social, që nga pensionistët për të cilët përveç rritjes së pensioneve, përmes ri indeksimit të vazhdueshëm të tyre, është i përcaktuar dhe bonusi i pensionistit.
Bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave, por ndryshe nga vitet e tjera, pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë sesa çdo vit tjetër, do të fillojmë ta japim menjëherë, pra brenda disa ditësh do të fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e Vitit të Ri. Ashtu siç u bë edhe vitin e kaluar dhe siç është bërë dhe vitet e kaluara, por jo më në fund të vitit, por më përpara”, tha Rama.