Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Reshje dëbore dhe ulje temperaturash, lëvizja e mjeteve me zinxhirë, pa energji Pogradeci, Devolli e Maliqi dhe disa njësi në Kukës

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Reshje dëbore dhe ulje temperaturash, lëvizja e mjeteve me zinxhirë, pa energji Pogradeci, Devolli e Maliqi dhe disa njësi në Kukës

Reshjet e dëborës që përfshinë vendin në fundjavë, kanë shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në veri, në qarkun e Dibrës, Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës. Pjesa më e madhe e qarkut të Dibrës qëndroi pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës që mësohet se kanë shkaktuar dëmtimin e disa shtyllave të rrjetit elektrik. Energjia u rikthye gjatë mesditës së djeshme. Ndërkohë dje, në Parkun Kombëtar të Qafështamës në Fushë Krujë dëbora ka arritur deri në 30 cm duke shkaktuar vështirësi në kalimin e rrugës Krujë-Qafështamë.

Në fshatrat e malësisë, niveli i dëborës është më i ulët dhe nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo problematika. Në Malin e Krujës, niveli i dëborës shkon deri në 10 centimetra, ndërsa rruga është e kalueshme me vështirësi si pasojë e prezencës së akullit dhe dëborës në rrugë. Po ashtu, ka rënë edhe niveli i lumit Ishëm i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar përmbytje në asnjë nga pikat kritike. Kukës- Rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë, përveç rrugëve të Njësisë Administrative Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis të cilat janë të bllokuara. Në Bashkinë Tropojë, furnizimi me energji elektrike aktualisht është ndërprerë në Njësitë Administrative Bytyq dhe Llugaj. Në bashkinë e Hasit, ky problem është në Njësitë Administrative Golaj dhe Gjinaj. Korçë- Situata është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës.

Problem ka në furnizimin me energjinë elektrike të disa fshatrave në bashkitë e Pogradecit dhe Maliqit. Ndërsa në Voskopojë e Dardhë, janë shtuar rezervimet e turistëve për të kaluar fundjavën. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ekipe të OSHEE janë angazhuar për rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku është ndërprerë por thekson se ndërhyrja është e vështirë për shkak të pranisë së lartë të akullit. Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të lartë akulli dhe që përdorin automjetet me goma dimërore e zinxhirë për të qarkulluar. Ndërkohë, reshjet e dëborës shkaktuan bllokimin e rreth 300 automjeteve në bypassin e Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit dhe 100 automjeteve të tjera në aksin Maqellarë-Peshkopi. Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës, është bërë zhbllokimi dhe kriposja e rrugëve. Pjesa më e madhe e automjeteve që ishin nisur nga Tirana për në Dibër u kthyen mbrapsht.

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
Arti humbi ikonën e humorit, aktori shkodran habit me deklaratën: Nuk pendohem që se takova Zef Dedën në këto 20 vite

Arti humbi ikonën e humorit, aktori shkodran habit me deklaratën: Nuk pendohem që se takova Zef Dedën në këto 20 vite

Shpërthen bombola e gazit në Laç, çifti i bashkëshortëve dërgohet në spital, gruaja në gjendje të rëndë

Shpërthen bombola e gazit në Laç, çifti i bashkëshortëve dërgohet në spital, gruaja në gjendje të rëndë

Tre të miturit u aksidentuan me “Benz” në Sarandë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Tre të miturit u aksidentuan me “Benz” në Sarandë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com